Imunologu amerikan Anthony Fauci ka kritikuar Mbretërinë e Bashkuar për miratimin e “nxituar” të vaksinës së përgatitur nga Pfizer/BioNTech për të luftuar koronavirusin.
Business Insider raporton se u shpreh për Fox News se rregullatorët e Britanisë së Madhe nuk kishin kontrolluar të dhënat klinike të Pfizer me aq “me kujdes” sa Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe paralajmëroi se miratimet e shpejta mund të ulin besimin e publikut tek vaksinat.
Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, tha: “Mbretëria e Bashkuar nuk e bëri me aq kujdes dhe ishin disa ditë përpara. Nëse ecni shpejt dhe veproni sipërfaqësisht, njerëzit nuk do të duan të vaksinohen.”
FDA ka organizuar një takim me një paneli të pavarur ekspertësh më 10 dhjetor, për të vlerësuar vaksinën e Pfizer, për të cilën studimet sugjerojnë se është efektive 95%. s.b/abcnews.al/