Skema mashtruese e 20 objekteve ri importuese për fatura fiktive, dënohen me burg 24 persona

schedule12:58 - 7 Maj, 2020

schedule 12:58 - 7 Maj, 2020

Gjykata Penale e Tiranës ka dënuar me 46 vite e 4 muaj burg në total, me gjykim të shkurtuar 24 persona të akuzuar për veprat penale “moskallëzim krimi”, “krijimin e skemave mashtruese lidhur me TVSH”, “fshehje e të ardhurave” dhe “mospagim i taksave dhe tatimeve”. Vendimi u dha nga gjyqtari Ejon Bani.

Hetimi Tatimor dhe prokuroria e Tiranës zbuloi skemën mashtruese të 20 subjekteve që bashkëpunonim me njëri-tjetrin përmes faturave fiktive në një shumë totale prej 34 milionë eurosh, me qëllim uljen e pagesave mujore të TVSH-së si dhe rritjen fiktive të shpenzimeve, në mënyrë që të paguanin më pak tatim, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 18 milionë euro.

Sipas prokurorisë, në skemën mashtruese ishin përfshirë shoqëri ri-importuese që operojnë në fushën e artikujve ushqimorë për të shkarkuar vlerën totale rreth 34 milionë euro, e cilat më pas nga këto subjekte është bërë e mundur që kjo vlerë të injektohet në mënyrë direkte në shoqëri tregtare që operojnë në fushën e ndërtimit.

Këto të fundit me kontabilizimin e kësaj vlere kanë ulur pagesën e TVSH-së mujore, si dhe duke rritur fiktivisht shpenzimet vjetore duke ulur në këtë mënyrë normën e tatim fitimit. Sipas avokatit Enea Cenko, pjesa më e madhe e personave që tashmë janë dënuar me burg nuk kanë pasur asnjë dijeni për skemën e mashtrimit, por kanë qenë punonjës të thjeshtë, me paga shumë të ulëta. Avokatët shprehen se do ta apelojnë vendimin e Shkallës së Parë.

DENIMET E DHENA NGA GJYKATA:

Adrian Zeqo – 1 vit e 4 muaj burg

Aleksandër Gusho – 1 vit burg

Asim Çaçi – 8 muaj burg

Bledar Metko – 8 muaj burg

Bruno Osmani – 1 vut burg

Diana Ramizi – 1 vit burg

Drita Frangaj – 1 vit e 8 muaj burg

Emiljano Frroku – 1 vit e 8 muaj burg

Erisa Islam – 1 vit burg

Gentjan Dedja – 1 vit burg

Gerdi Laho – 8 muaj burg

Kristi Rrënja – 1 vit burg

Lirim Jella – 1 vit e katër muaj burg

Kudret Memaga – 1 vit burg

Lumturije Murati – 1 vit e 8 muaj burg

Myfaret Ballushi – 1 vit burg

Rigerta Bakijasi – 8 muaj burg

Santiljano Çifligu – 1 vit burg

Xhon Lama – 1 vit e 8 muaj burg

Dashamir Ymeraj – 6 vite e 8 muaj burg

Enver Sheshi – 6 vite burg

Valter File – 4 vite burg

Nefail Jaho – 4 vite burg

Robert Shabani – 4 vite e 8 muaj burg /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!