Një faturë e re nga restoranti Salt Bae në Londër është bërë virale në mediat sociale.
“Hidhërimi” rreth restorantit të ri të Salt Bae në Angli vazhdon pa u ndalur. Fillimisht kishin komentet negative për çmimet e tij , dhe më pas arritëm në krahasimet me një kompani tjetër që ofron të njëjtën biftek 600 euro më lirë se kasapi turk.
Tani, në qendër të vëmendjes është një faturë tjetër nga dyqani i Nusret Gokçe , çmimi total i së cilës mund të përshkruhet vetëm si skandaloze.
Kjo sepse llogaria e ngarkuar nga një klient kishte një total prej 37,000 paundësh, ekuivalent me 43,000 € , nga të cilat 5,600 janë për shërbim.
Siç mund ta shihni vetëm mishi i Artë bën 944 euro, ndërsa porosia përfshinte 16 bakllava të zakonshme të cilat kushtonin 472 euro.
Sigurisht, fatura u rrit në nivele të tilla për shkak të verërave të shtrenjta, të cilat kushtuan 34,000 euro.
Shumë komentuan negativisht mbi çmimet jashtëzakonisht të larta, ndërsa të tjerët fajësuan ata për klientët të cilët jo vetëm që shpenzuan para të tilla, por i lansuan ato në mediat sociale . /abcnews.al/