Erling Haaland me gjasa në verë do të largohet nga Borussia Dortmund dhe çdo klub për të do të duhet të paguajë një shumë të majmë.
I gjithë operacioni do të kapë shumën e 350 milion eurove të amortizuar në pesë vite, sipas përllogaritjeve të AS.
Minimumi i pagës neto që norvegjezi kërkon është 25 milion euro, çka e çon faturën në 50 milion euro në sezon për klubin që duhet të paguajë një “mal” me taksa.
Pra në total vetëm për pagën e sulmuesit do të shpenzohen 250 milion euro. Për transferimin dhe komisionet duhen edhe 100 milion euro të tjera, që e rrisin goxha faturën për afrimin e goleadorit të Dortmund. / abcnews.al