Fatmir Xhafaj flet si gjysh: Super mrekulli, ju tregoj ditën me fat dhe më të tmerrshmen

schedule17:53 - 12 Prill, 2021

schedule 17:53 - 12 Prill, 2021

Fatmir Xhafaj, ish-ministër i Brendshëm që tashmë kandidon në Tiranë për një mandat tjetër deputeti, i 23-ti në listën e PS-së gjatë një bashkëbisedimi shfaqi anën tjetër, jo sikur jemi mësuar ta shikojmë, serioz dhe të prerë. Si i vetmi gjysh që ishte në panel, Xhafaj tha se të shikosh fëmijën e fëmijës, është një mrekulli.

“Kjo është edhe pyetja më që mua më krijon gjithmonë më shumë emocion, është e magjishme, e jashtëzakonshme të shikosh fëmijën e fëmijës. Është një super mrekulli, si të gjithë prindërit. Unë e quaj ditën më të tmerrshme kur nuk arrij ta takoj gjatë kësaj kohe, bëj cfarë është e mundur të shkoj t’i puth doçkat, dhe lumturia ime më e madh është kur fle nga ne.

Është nata më e ëmbël. Unë jam njeri me fat nga kjo pikëpamje, sepse kam rritur dy fëmijë shumë të mirë. Janë bërë zonja tani. Gjëja që do të desha do të ishte të kisha sa më shumë nipër dhe mbesa nesër rrëfeu Xhafaj./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!