Fatmir Mediu në Kamzë: Rama qëllimisht po largon Shqipërinë nga Bashkimi Europian

schedule17:12 - 7 Nëntor, 2020

schedule 17:12 - 7 Nëntor, 2020

 Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu deklaron se 25 prilli është momenti kur shqiptarët duhet të largojnë regjimin e korruptuar dhe anti-kombëtar.

Në një takim me strukturat e PR-së në Kamzë, Mediu foli dhe për integrimin, që sipas tij pengohet qëllimisht nga kryeministri Rama.

Sipas tij, shqiptarët janë ata që mund të largojnë regjimin e korruptuar, antishqiptar dhe anti-europian.

Duke u ndalur tek integrimi, kreu i PR-së shprehet se është Rama që qëllimisht e largon Shqipërinë nga Bashkimi Europian.

“Edi Rama na është vendosur përpara në një nga qëllimet tona më të mëdha historike. Është pengesa e të gjithë shqiptarëve, për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Edi Rama në mënyrë të qëllimshme po largon Shqipërinë në nga Bashkimi Europian. Sepse be do të thotë standard shtet, institucione, ligje të drejta. Kurse Rama nuk është i interesuar për shtet sepse e ka shkatërruar atë”, është shprehur ai.

Në fund të fjalës së tij me strukturat e PR-së në Kamzës, Mediu bëri thirrje për bashkim në çdo qendër votimi për tu përballur me qeverinë që kërkon të manipulojë votat, siç u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!