‘Fati’ i PD në Gjykatën e Lartë/ Sot seanca për vulën e partisë, masa të shtuara sigurie

schedule08:50 - 27 Dhjetor, 2023

schedule 08:50 - 27 Dhjetor, 2023

TIRANË– Në Gjykatën e Lartë pritet të mbahet seanca për çështjen e vulës së Partisë Demokratike. Foltorja ka depozituar rekurs për vendimin e 3 marsit të këtij viti pasi Apeli i Përgjithshëm vendosi të kthejë në shkallën e parë çështjen e logos dhe vulës.

Seanca do të shqyrtohet nga Artur Kalaja, Dariel Sina dhe Ervin Pule, në orën 09:00.

Gjykata e Apelit në mars vendosi të rrëzojë vendimin e Agron Zhukrit dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese. Pas këtij vendimi, vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetën PD zyrtare.

Jashtë ambienteve të Gjykatës  ka prezencë të shtuar të forcave të policisë, pasi “Foltorja” ka paralajmëruar edhe një protestë./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!