Fati i LSI-së pas largimit të Metës nga Presidenca, Kryemadhi: 25 Korriku ditë e veçantë për ne

schedule14:04 - 5 Korrik, 2022

schedule 14:04 - 5 Korrik, 2022

Kryetarja e Lëvizjes për Integrim, Monika Kryemadhi u shpreh gjatë takimit me krerët e rretheve të LSI-së se 25 Korriku do të jetë një ditë e veçantë për partinë, pasi më 24 Korrik mbaron mandati i Ilir Metës për president.

Kryemadhi i bëri thirrje anëtareve të LSI-së të marrin seriozisht punën brenda partisë, në mënyrë që LSI-ja të përgatitet për zgjedhjet lokale të pranverës së 2023-it.

Ndër të tjera Kryemadhi foli për rëndësinë e protestës së 7 korrikut.

Sipas saj është e rëndësishme të njoftohen njerëzit për të marrë pjesë në protestë  e të shpërqendrohen nga indiferentizmi.

Në pranverë kemi zgjedhje dhe duhet të jemi shumë më të përgatitur sa i përket prezencës tonë. Angazhimi ynë duhet të jetë më i madhe krahasuar me fushatat e tjera. 25 korriku është Konventa Kombëtare. Numri i delegatëve nuk e kalon 800. Ka disa largime, disa jashtë shtetit, disa janë larguar nga LSI, gjë që në bashkëpunim me kryetarët në rretheve ne duhet të vendosim një kordinim për të pasur evidentimin e atyre që janë larguar.

LRI duhet të këtë angazhimin e saj për përgatitjen e kandidatëve. 25 korriku ka një rëndësi të veçante për ne. Dua që ta marrim seriozisht të gjithë, grupi i punës po punon dhe kush tjetër dëshiron të na bashkëngjitet.

Edhe Komisioni për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale do të kemi një plan masash që do të duhet për ta shpalosur në Kuvend. Në këndvështrimin tim është shumë e rëndësishme, jo si organizim politik, por për të sensibilizuar njerëzit që nëse ndihem të kërcënuar është e vetmja mënyrë për të protestuar, jo për PD por për veten e tyre.

Mendoj që është e rëndësishme që të njoftojmë njerëzit, të shpërqendrohen nga ajo indiferenca që kanë. Jam e bindur që ne të gjithë kemi marrë pjesë në protesta pavarësisht kush i ka thirrur s’kanë munguar asnjëherë njerëzit e LSI por kur e bëjmë dhe më politike e prezente njerëzit sensibilizohen më shumë. Protesta e 7 Korrikut është e rëndësishme”, tha Monika Kryemadhi/