Fati i Dakut pas Kombëtares/ Babai i sulmuesit, Feimi: Për djalin tim ka kërkesa

schedule12:46 - 29 Maj, 2025

schedule 12:46 - 29 Maj, 2025

Për momentin, nuk mund të ketë shpërqëndrim.

Mirlind Daku e mbylli sezonin në Rusi me Rubinin, dhe pritet të bashkohet sa më shpejt me kombëtaren e Shqipërisë për dy ndeshjet eliminatore të Botërorit në qershor.

Gjithsesi, pas përfundimit të tyre, pra pas dueleve në Tiranë me Serbinë dhe në Letoni, ylli kuqezi do të vendosë së bashku me klubin rus për të ardhmen.

Mediat në Moskë dhe Kazan njoftojnë se babai I futbollistit, Feimi, ka deklaruar se në zyrat e drejtuesve të Rubinit kanë ardhur kërkesa nga klube të tjera për djalin.

“Kërkesa ka, – janë fjalët e tij, – por, gjithçka do të diskutohet pas ndeshjeve të kombëtareve”.

Në Rusi është folur shpesh për të ardhmen e Dakut, që besohet se ka kontratë me klubin deri në verën e vitit të ardhshëm, dhe interesim mendohet se ka ardhur nga klube të Europës Perëndimore, ndoshta nga Italia apo Spanja.

Po ashtu, informacioni ishte që sulmuesin e kërkoi klubi francez, Lens, në janar, ashtu si Lokomotiva e Moskës, ndërsa interesim pati edhe nga Spartaku apo Krasnodari, që u shpall kampion.

Daku ishte lojtari dhe shënuesi më I mirë I Rubinit, me 15 gola e 8 asistë në Premier Ligën ruse, duke fituar Këpucën e Argjendit, si realizuesi I dytë më I mirë I kampionatit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!