Fati i buzëqesh shqiptarëve të Konyasporit, dy ndeshjet në Conference i luajnë në shtëpi

schedule14:57 - 17 Qershor, 2022

schedule 14:57 - 17 Qershor, 2022

Goglat e shortit të Conference League ishin me fat për skuadrën turke ku luajnë edhe lojtarë të kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, Endri Çekiçi dhe Zymer Bytyqi.

Konyaspor “peshkoi” skuadrën bjelloruse të Bate Borisov në raundin e dytë të këtij kompeticioni. Skuadra turke nuk ka pranuar të luajë në Bjellorusi, pasi kjo e fundit ka mbështetur Rusinë në luftën ndaj Ukrainës dhe në këtë mënyrë UEFA ka vendosur që të dy sfidat të luhen në shtëpinë e Konyasporit.

Sfida e parë është programuar të zhvillohet më 21 qershor, aty ku Bate është ekipi pritës, ndërsa pas një jave rreshtohet Konyaspori si skuadra pritëse. Të dy takimet do të luhen në “Konya Buyuksehir Belediye Stadium” të Konias.

Ndeshja e parë do të bëhet me dyer të mbyllura, ndërkohë që më 28 qershor Konyaspori mund të mbështetet nga tifozët e zjarrtë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!