Fati i 300 specialistëve të Shëndetit Publik, Indrit Seferi: Nuk kemi hapësira për të ushtruar profesionin

schedule08:37 - 15 Prill, 2020

schedule 08:37 - 15 Prill, 2020

Specialisti i Shëndetit Publik Indrit Seferi në një interveistë për Enkel Demin në Abc e Mëngjesit ka komentuar mungesën e tregut të punës për këto specialiste duke theksuar se nga Ministria e Shëndetsisë nuk u është dhënë asnjë hapësirë.

Seferi është shprehur se janë rreth 300 të diplomuar nga viti 2013 e deri më tani fati i të cilëve nuk dihet dhe thuajse 90 % e tyre janë të papunë.

Gjithashtu Seferi  ka theksuar se ai vetë pas thirrjes së Ministrisë për kontribut në kuadër të përballimit të situatës së pandemisë, vetëm është kontaktuar njëherë në telefon dhe nuk i ëhstë thënë asgjë më shumë në lidhje me një detyrë fikse që ai mund të bënte për të dhënë kontributin e tij si specialist i Shëndetit Publik.

Pjesë nga biseda:

Ti më thua se beteja fitohet në kohë paqeje dhe jo luftë, ti po më thua se nëse ju do të kishit mundësi të bënit parashikime nuk do të ishim në këtë gjendje?

Patjetër është e rëndësishme që të gjithë ekspert në të çfarëdolloj situate që të veprojnë në grupe. Ajo që Shëndeti Publik na mëson ne është që ne duhet të punojmë si ekipe dhe të bashkërëndojmë forcat, patjetër ekspertët e epidemiologjisë japin një ndihmesë të madhe. Duhet të kemi dy koncepte të epidemiologut sepse duke mos pasur informacion epidemiologjia bën dy elemente kemi epidemiologjinë e terrenit që bën gjurmimin e rasteve kontigjen të rasteve me Covid dhe atë klinike e cila mbledh të dhënat dhe fillon me analizimin e tyre se si është dhe bëhet kjo shëprndarje. Epidemiologjia në vetvete bën projeksione sesi shpërndahet sëmundje.

Ka një të dhënë që duket cinike, pasi pika jonë e referencës janë specialistë si ju. Në 300 specialistë që janë diplomuar nga Fakulteti i Mjeksisë, 90 %  janë të papërfshirë në sistem si shpjegohet kjo?

Kjo është një pikëpyetje që të gjithë ne që kemi mbaruar që nga 2013 e deri më tani jemi hasuar dhe jemi përpjekur që të bëjmë komunikime me institucionet shendetsore por akoma nuk kemi diçka të konkretizuar se si mund të integrohen në sistemin shëndetsor të këtyre specialistëve dhe të japin kontributin që duhet të japin. Por duket se nga ministria e Shëndetsisë nuk krijohen mundësitë për të dhënë kontributin që duhet të japin, pasi nga ana e ministrisë së Arsimit lejohet që ky specialitet duhet të provohet në Fakultetin e mjeksisë ndërsa nga ministria e Shëndetsisë nuk krijohet një hapësirë e tillë. Të paktën nga database që kemi po punojmë për të krijuar urdhrin e shëndetit Publik për ti dhënë mundësi që ky kontingjent të jetë më i mbrojtur pasi deri më tani nuk e kanë pas një mundësi të tillë, të japin kontributin e tyre dhe profesioni të integrohet më mirë, në mënyrë që skuadra e shëndetit të jetë sa më e plotë. Sistemin parësor mjekësor e përbëjnë mjekët e familjes, specialistet e shëndetit publik dhe duhet që kjo armatë të fuqizohet për një rezultat më të mirë.

U bë thirrje  nga mjeku Tritan Kalo për bashkimin e studentëve dhe specialistëve të tjerë në ekipin mjekësor për të përballuar këtë pandemi

Unë personalisht kam aplikuar për të qenë vullnetar këtë databaze e disponon ministria por aktualisht që flasim vetëm jam  kontaktuar në telefon dhe nuk më është dhënë asnjë informacion i saktë në lidhje me atë që mund të bëjmë. Po ne si specialistë mudn të japim një kontribut në gjurmimin e rasteve të të kontaktit në terren.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!