Fatale/ Sfida në ‘TikTok’ që vrau vajzën 15-vjeçare

schedule12:37 - 1 Shtator, 2020

schedule 12:37 - 1 Shtator, 2020

‘Sfida Benadryl’ është një lojë e re në të cilën adoleshentët në aplikacionin TikTok inkurajohen të marrin sa më shumë ilaçe alergjie, në mënyrë që të kalojnë në gjendje të pavetëdijshme.

Sipas mediave britanike, gjendja e tyre arrin deri sa përballen me halucioancione.

Por së fundmi, kjo gjendje ka kaluar pritshmëritë dhe një adoleshente fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Viktima e qytetit të Oklahoma, identiteti i së cilës nuk është bërë e ditur, u përshkrua si një adoleshente e lumtur dhe se nuk kishte bërë më herët ndonjë eksperiment me ilaçe. Megjithatë mbidoza i shkaktoi sulm në zemër.

Ndërkohë TikTok nuk ka reaguar ende dhe as nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim në lidhje me këtë fenomen që po përhapet./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!