Kosovë-Angli do të nisë në orën 18:00 dhe atmosfera në Prishtinë është fantastike. Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë plot dhe Dardanët do të bëjnë maksimumin për ta mbyllur me sukses fazën eliminatore fantastike që kanë zhvilluar deri tani.
Bernard Challandes po bën një punë shumë të mirë te Kosova dhe trajneri zviceran ka marrë një urim special përpara ndeshjes së sotme. Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka postuar një urim në faqen e saj zyrtare.
“I urojmë fat Kosovës dhe trajneri Challandes për ndeshjen e sotme”, shkruan Ambasada e vendit helvet, duke iu bashkuar urimit të gjithë shqiptarëve për një sukses të skuadrës dardane. /abcnews.al