Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se Arda Guler është rikthyer nga dëmtimi dhe mund të luajë në ndeshjen e ardhshme, por disa minuta më vonë, talenti turk duket se ka pësuar një tjetër dëmtim gjatë seacës stërvitore.
Tifozët e Real Madrid u bënë gati të shohin për herë të parë talentin 18-vjeçar Arda Guler, i cili është rikuperuar nga një operacion në menisk.
“Ai është në dispozicion. Ai ka nevojë për disa minuta, pak kondicionim fizik, për t’u mësuar me lojën e ekipit, por është mirë. Në këtë koha ai ka treguar se ka talent të jashtëzakonshëm dhe kjo është thjeshtë gjenetikë”, deklaroi Acelotti në konferencë.
Megjithatë, disa minuta pas konferencës, Real Madrid mbajti stërvitjen e radhës dhe Guler u dëmtua përsëri. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e spanjollëve, ndërsa sipas mediave, Guler thuhet se mund të mungojë deri në tre javë.
“Pas analizave që i janë bërë lojtarit tonë Arad Guler nga shërbimet mjekësore të Real Madrid, ai është diagnostikuar me një dëmtim në muskulin e majtë recuts femoris”, njoftonte klubi./ h.ll/abcnews.al
? ?️ Carlo Ancelotti: “Vini Jr., Arda Guler, Dani Carvajal are available and fit.” #rmalive
— Madrid Zone (@theMadridZone) September 26, 2023
Parte médico de Arda Güler.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) September 26, 2023