Fat i keq për lojtarin e Kosovës, pozitiv për COVID një javë pas rikthimit

schedule11:16 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 11:16 - 7 Dhjetor, 2020

Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Besar Halimi është infektuar me Covid-19. Lajmin e bën të ditur vetë klubi i tij, Sandhausen, përmes drejtorit sportiv, Mikaul Kabaca.

Ky i fundit në një poronocim për mediet gjermane ka pranuar infektimin e 25-vjeçarit, i cili është izoluar menjëherë dhe ndiqet me kujdes nga mjekët.

Një lajm shumë i keq për Halimin, i cili vetëm javën e shkuar ishte kthyer në fushën e lojës, pas një mungese prej tre muajsh për shkak të një dëmtimi. Tani do i duhet të ndalet sërish. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!