“Fashë oraresh për automjetet e tonazhit të rëndë”/ Balluku: Ka qenë në fuqi, e kemi hedhur për konsultim publik

schedule13:06 - 8 Janar, 2025

schedule 13:06 - 8 Janar, 2025

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se do të ketë fashë oraresh për automjetet e tonazhit të rëndë.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ku u njoftua ulja e çmimit të energjisë, Balluku u shpreh se kjo masë për kufizimin e lëvizjeve të automjeteve të tonazhit të rëndë ka qenë në fuqi, por është hedhur për konsultim publik.

“Për shkak të trafikut dhe fluksit të madh të automjeteve, marrim një vendim, për të krijuar disa fasha orare për automjetet e tonazhit të rëndë. 4 vitet e fundit, kemi marrë vendim, që nga e premtja, deri të hënën në mëngjes, akset të jenë të lira vetëm për automjetet privarte. Ka qenë në fuqi, e kemi hedhur për konsultim publik, ka një element të ri, është praktikë e ndjekur nga kryeqytetet evropiane”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!