Nuk kishte dyshime, por tani është zyrtare. Mohamed Salah është shpallur “Futbollisti më i Mirë” i Premier League për sezonin e shkuar.
Sulmuesi egjiptian i Liverpool fitoi trofeun e rëndësishëm personal, që jepet nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë në Angli.
Një sukses i merituar për Salah, që ishte realizuesi më i mirë në edicionin e shkuar të Premier League, ku fitoi “Këpucën e Artë” dhe ndihmoi Liverpool të kthehet te titulli kampion.
Në të gjitha kompetcionet e sezonit të kaluar, egjiptiani shënoi 54 gola, ndërsa projektohet në treshen e finalistëve për “Topin e Artë” bashkë me Osmane Dembele dhe Lamin Yamal.
Për Mohamed Salah kjo është hera e tretë në karrierë që fiton trofeun e “Lojtarit më të Mirë” të Premier League.
Po ashtu, në të njëjtën ceremoni u zbulua edhe skuadra më e mirë e sezonit të fundit të kampionatit anglez. Kampionët e Liverpool, përveç Salah dominojnë me tre lojtarë të tjerë në formacionin e vitit.
Në të bëjnë pjesë edhe dy mbrojtësit e Arsenal, Gabriel e Saliba, por edhe futbollistët të tjerë që shkëlqyen në edicionin e viti si Kerkezh, Ud, apo Alexander Isak./abcnews.al

