Faqja më e madhe e internetit e darknet e kartave të kreditit të vjedhura mbyllet

schedule03:09 - 16 Janar, 2022

schedule 03:09 - 16 Janar, 2022

Administratorët e tregut më të madh ilegal në darknet për kartat e kreditit të vjedhura po tërhiqen pasi kanë fituar rreth 358 milion dollarë. Pronarët anonimë të faqes ilegale të UniCC falënderuan vëllazërinë kriminale për biznesin e tyre në momentin që mbyllën faqen.

Darket është pjesë e internetit dhe mund të aksesohet nëpërmjet një softueri special kërkimi. Një ekspert i kompanisë “Elliptic” tha se gjurmuan qindra milion dollarë pagesa në kriptomonedha të bëra në faqen ilegale të internetit UniCC. Faqja UniCC ka qenë aktive që nga viti 2013 dhe në të janë shitur mijëra karta krediti çdo ditë raporton “BBC”.

Studiuesit e kompanisë “Elliptic” thanë se faqja ka pranuar pagesa në kriptomonedha që në momentin që është hapur. Faqja UniCC mbyllet pasi një vit më parë u mbyll faqja më e madhe e shitjeve të kartave të kreditit të vjedhura Joker’s Stash. Kur një faqe darknet mbyllet, drejtuesit largohen me lekët e klientëve dhe kjo njihet si lëvizja mashtruese.

Faqet darknet mund të hakohen ose të goditen nga policia dhe të dalin jashtë linje. Ky trend i mbylljes së tregjeve ilegale njihet si “perëndimi i diellit” ose “dalja vullnetare  në pension”. Profesori David Decary-Hetu i Universitetit të Montrealit tha se “ drejtuesit e tregjeve ilegale thonë se kam fituar mjaftueshëm dhe para se të kapem po shkoj të pensionohem në perëndim të diellit”. Policët do të preferonin që kriminelët të përballeshin me drejtësinë dhe kjo dalje i shkakton ndjenja të përziera.  / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!