Yjet në skenë. Dy kryevepra të Beethoven dhe Mozart për të nisur mbarë sezonin e ri të TKOB

schedule09:37 - 13 Shtator, 2024

schedule 09:37 - 13 Shtator, 2024

Sezoni i ri artistik në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, nis me një koncert.

Choral Fanstasy e Beethoven-it dhe Requiem-i i Mozart-it, dy kryevepra të muzikës klasike, janë pjesë e koncertit që do të zhvillohet në TKOB në 14 shtator, i cili do të angazhojë më shumë se 120 artistë.

Solistja Dorina Selimaj dhe sopranoja Eva Golemi dhanë më shumë detaje në lidhje me këtë koncert.

“E kanë sjellë sepse të dyja këto vepra mbledhin të gjitha trupat e teatrit, korin, shumë solistë. “, tha Selimaj.

Golemi shtoi se do të ketë disa kaste. Përveç këngëtarëve shqiptarë të operas si Saimir Pirgu, do të ketë edhe të huaj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!