Shqipëria po bëhet gati për ndeshjet me Turqinë dhe Moldavinë, ndërkohë që pritet të ketë ndryshime nga sfidat e fundit me Francën dhe Islandën. Pritet që për këto takime të ftohet edhe mesfushori Lindon Selahi.
Mediat pranë klubit të Twente në Holandë e raportojnë diçka të tillë. Mesfushori ka qenë pjesë e kombëtares U21 dhe për herë të parë pritet të jetë nën urdhrat e trajnerit Edoardo Reja. Me të Shqipëria fiton më shumë fantazi.
Momentalisht në mesfushën e kuqezinjve mungon një lojtar i tillë. Selahi është vetëm 20 vjeç dhe në kampionatin holandez ka luajtur tetë ndeshje si titullar këtë sezon. Ai po paraqitet mirë dhe do tentojë të tregojë vlerat edhe në kombëtare. /abcnews.al