Partizani është hedhur në sulm për të përforcuar ekipin dhe po mundohet të shfrytëzojë situatën e Erald Çinarit te Samsunspor.
Shkodrani është nën kontratë dhe deri më tani nuk ka pranuar të largohet, ndërkohë që Partizani është i gatshëm ta marrë edhe në huazim sulmuesin anësor, shkruan Panorama-Sport.
“Demat” ndërkohë janë pranë rikthimit të një tjetër lojtari. Bëhet fjalë për mesfushorin Aristoteles Romero.
26-vjeccari së fundmi ka qenë pjesë e Deportivo Lara në Venezuelë dhe rikthimi te Partizani shikohet si një mundësi për t’u futur sërish në skenë. / abcnews.al