Anglia mbërrin sonte në Shqipëri dhe nesër në “Air Albania Stadium” kërkon të triumfojë dhe të mbajë i vetëm kreun e klasifikimit në grupin I (zona Europiane) të kualifikueseve të Botërorit “Katar 2022”. Ndeshja luhet prej orës 18:00, ndërkohë që trajneri Gareth Southgate ka menduar edhe për formacionin.
Mediat angleze kanë dyshime vetëm për dy lojtarë. Në portë pritet të jetë Nick Pope, pjesë e Burnley në Premier League. Dilema ka për krahun e djathtë të prapavijës dhe alternativa janë Reece James (Chelsea) dhe Kyrian Trippier (Atletico Madrid).
Në qendër Maguire dhe Stones janë të paprekshëm, sikurse edhe Luke Shaë në linjën e majtë. Southgate e ka ndarë mendjen edhe për dy prej mesfushorëve. Rice i West Ham dhe Mount i Chelsea janë favoritë të luajë titullarë.
Tekniku i Anglisë duhet të vendosë më pas nëse aktivizohet Phil Foden ose Ward-Proëse, për të plotësuar treshen e mesfushës. Për sulmin nuk ka dilema, pasi Harry Kane do të mbështete nga Lingard dhe Sterling.
FORMACIONI I MUNDSHËM I ANGLISË (4-3-3): Pope; James (Trippier), Stones, Maguire, Shaw; Rice, Mount, Ward-Prowse (Foden); Lingard, Kane, Sterling. /abcnews.al