Fantastike, Evangjelia Veli shpallet kampione Europe në stilin e shkëputjes

schedule18:02 - 29 Maj, 2022

schedule 18:02 - 29 Maj, 2022

Evangjelia Veli është shpallur kampione Europe në stilin e shkëputjes në peshën deri në 55 kg, në Europianin e Peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë.

Veli ishte optimiste se do ia dilte të ishte në zonën e medaljeve dhe në provën e parë ngriti 90 kg. Më pas ajo e shtoi me 3 kg dhe e realizoi me sukses edhe provën e dytë.

Kamila Konotop dhe Nina Sterck ngritën më pas 94 kg dhe peshëngritësja shqiptare u kundërpërgjigj, duke ngritur 95 kg, çka i siguroi medaljen e artë në shkëputje. / abcnews.al