Një i ri nga Anglia pretendon se duhet të maskohet kur del jashtë për shkak të ngjashmërisë së madhe që ka me Ed Sheeran. Ty Jones nga Manchester thotë se njerëzit e ngatërrojnë çdo ditë me yllin e muzikës pop. Jones, i cili punon si aktor, ka të njëjtat tipare me yllin dhe ngjyrën e flokëve.
Ai thotë se kur del jashtë, i duhet të shmangë fansat e këngëtarit duke mbajtur syze dielli, një maskë dhe kapele. “Kam pasur një numër fansash të çmendur që më ndiqnin në Londër dhe Los Angeles, deri në pikën kur ekipi me të cilin punoja duhej të më ndihmonte të bëja një plan arratisjeje.“, tha Jones.
/abcnews.al