Sot në orën 20:45, do të luhet gjysmëfinalja e Kupës së Gjermanisë mes Bayern Munchen dhe Eintracht Frankfurt. Një nga këto dy skuadra, do t’i bashkohet Bayer Leverkusenit në finalen e madhe.
Bayerni do të veshë fanellën e re të dizajnuar nga Adidas, për sezonin 2020/21, ndërsa Frankfurt, ka përgatitur një uniformë shumë të veçantë, por dhe me një mesazh fantastik!
LEXO EDHE: FOTO/ Fanellat e reja të Bayernit, Adidas me një dizajn fantastik!
Përpara fanellës së Frankfurt, do të shkruhet: “BlackLivesMatter”, si një shenjë mbështetje në betejën kundër racizmit, e cila është bërë shumë e ashpër që pas vdekjes së George Floyd në Minneapolis në Amerikë. Një gjest fantastik i klubit gjerman!/abcnews.al
Heute Abend: Zeichen setzen ?
Jeden Tag: Zuhören. Verstehen. Hinterfragen. Aufstehen. Den Mund aufmachen. Für Toleranz und Vielfalt kämpfen. Rassismus besiegen. @IndeedDeutsch #BlackLivesMatter #PlatzFürVielfalt #FCBSGE pic.twitter.com/CU36siJPRg
— Eintracht Frankfurt (#BlackLivesMatter) (@Eintracht) June 10, 2020