Fanella e verdhe është britanike/ Simon Yates praktikisht riumfon në Giro, kryevepër me Alpe

schedule12:32 - 1 Qershor, 2025

schedule 12:32 - 1 Qershor, 2025

Kush mund ta besonte? Një përmbysje e madhe ndodhi në Xhiron e Italisë pikërisht në etapën e parafundit.

Britaniku, Simon Yates realizoi një kryevepër në maloren e fundit në Alpe, duke parakaluar rivalët e tij, e duke fituar praktikisht garën e madhe italiane të çiklizmit.

Yates nisi sulmin 42 kilometra përpara finishit drejt majës që mban emrin e çiklistit legjendar italian, Fausto Kopi, pasi dy rivalët kryesorë shpenzuan energji duke sulmuar e duke u mbrojtur.

Meksikani Del Toro, që kishte qenë në kryesim deri të premten, nuk mundi ta përballonte ritmin e britanikut, ashtu si edhe ekuadoriani Riçard Karapaz.

Simon Yates gjeti rrugës edhe shokun e tij të skuadrës, belgun Van Erle, që e ndihmoi shumë për të ruajtur ritmin tepër të lartë. Për britanikun 32-vjeçar kjo do të jetë fitorja e tij e parë në Xhiron e Italisë, padyshim suksesi më I madh në karrierë, që I shpëtoi në 2018, kur garën e mori anglezi tjetër, Frum.

Në përfundim të etapës ai veshi Fanellën Rozë, të cilën do ta mbajë këtë të diel, ndërsa çiklistët kanë një etapë ceremoniale në rrugët e Romës, me nisje nga Vatikani. Epërsia e tij me meksikanin Del Toro është 3 minuta e 56 sekonda, e pamundur për t’u rikuperuar, ndërsa Karapaz është edhe më prapa./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!