Fanella e re e Interit, NIKE suprizon me dizanjin e çuditshëm

schedule15:59 - 17 Korrik, 2020

schedule 15:59 - 17 Korrik, 2020

Duket se Interdo të suprizojë me fanellat në sezonin e ardhshëm. Tashmë në internet qarkullon një model i fanellës së dytë të zikaltërve, e disenjuar nga gjigandi Nike. Ajo pritet të jetë e bardhë me një shirit të hollë blu dhe të zi.

Sipas fotove të ‘’Footyheadlines.com’’, fanella do të jetë e ndarë në katrorë të mëdhenj të shoqëruar me shirita blu dhe të zinj. Këto shirita do të vazhdojnë dhe tek tutat e poshtme, ku në njërën këmbë do të jenë të zinj dhe te tjetra blu.

Ndërsa në pjesën e mbrapme të saj, ka një vend të madh bosh për emrin e lojtarit si dhe për numrin e tij. Gjithsesi ky ende nuk është versioni zyrtar, pasi Nike pritet t’a lançojë atë në fund të korrikut. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!