Tre muaj pas hapjes së ekspozitës së Kupës së Botës 2022 në Katar, muzeu i organit më të lartë ndërkombëtar të futbollit është pasuruar me një objekt shumë të veçantë që ishtë shtuar koleksionit.
Është në fakt një nga fanellat e fundit të veshura nga Lionel Messi me fanellën e Argjentinës dhe sigurisht më e rëndësishmja. Fanella e veshur nga kapiteni i Albiceleste në finalen e fituar kundër Francës, tashmë ka gjetur vendin e saj të ri në Zyrih të Zvicrës.
Një objekt i vërtetë kulti, i cili bëhet pjesë e një ekspoizite të rrethuar nga ilustrime që nxjerrin në pah momentet dhe protagonistët e mëdhenj të turneut./h.ll/abcnews.al