“Fan Noli ishte njeri i lirë”/ Ikonomi: Kritikoi hapur presidentin Wilson në SHBA

schedule20:43 - 28 Nëntor, 2023

schedule 20:43 - 28 Nëntor, 2023

Shkrimtari Ilir Konomi, i cili ka botuar librin “Apostulli”, ku flitet për jetën e shkrimtarit dhe politikanit Fan Foli, thotë se ai ishte një njeri i lirë dhe kjo diktohej edhe nga fjalimet që mbante.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Ikonomi u shpreh se Fan Noli kritikoi hapur në vitin 1919, presidentin amerikan Woodrow Wilson, pasi ky i fundit bëri një ujdi me italianët në Konferencën e paqes në Paris, ku u tha se Vlora do të ishte pjesë e tyre.

“Po, sigurisht që ishte. Kjo ndihet në të gjitha ato fjalimet që mbante Noli, kudo. Ishte i lirë, po. Ai, në një moment ka kritikuar hapur presidentin Wilson. Në vitin 1919, në 15 prill, Willson bëri një ujdi me italianët, në Konferencën e Paqes në Paris dhe i tha që Vlora do jetë pjesë e juaja. Kjo i habiti shqiptarët. Noli ishte takuar në 1918 me Wilsonin dhe kishte bërë një premtim. Një votë që e kam do ta jap për Shqipërinë. Noli u zemërua shumë, mbajti një fjalim, tha; Willson tregoi fytyrën e tij të vërtetë. Noli ishte në Amerikë dhe kishte guximin të kritikonte presidentin Wilson. Natyrisht, gjërat ndryshuam. Wilson u bë një protektor i madh i Shqipërisë. Desha të them që ishte njeri i lirë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!