“Fan Noli ishte kundër parlamentit “/ Studiuesi Ikonomi tregon ditët e fundit të Nolit në Shqipëri

schedule20:32 - 2 Dhjetor, 2024

schedule 20:32 - 2 Dhjetor, 2024

Studiuesi Iliri Ikonomi ka publikuar vëllimin e dytë të quajtur ‘Rebeli’ mbi jetën e Fan Nolit.

I ftuar në studion e “Real Story”, studiuesi ndau me shikuesit fakte të reja mbi ditët e fundit të Nolit në Shqipëri. Sipas tij, Noli largohet në Durrës e më pas në Vlorë ku vendoset e gjithë qeveria.

“Është interesante se Noli ikën nga Tirana në datën 23, një korrespondent ka parë makinën e tij të ngarkuar me plaçka. 1 apo 2 ditë më parë mendonte se çdo gjë ishte në rregull, Zogu kishte ardhur në shkallën e Tujanit dhe tha tani do fle e qetë. Ekzistojnë korrespondenca që thonë që Noli ishte indeferent merrej shumë me një kor rus që kishte ardhur në Tiranë, i binte flautit.
Ata ikin në Durrës, marrin peshkarexha italiane sepse vinin që peshkonin në Shqipëri dhe i paguan shumë shtrenjtë që të shkonin në Vlorë. Dhe ata fituan shumë atë ditë, sepse çuan të gjithë qeverinë e Nolit në Vlorë. Qëndruan vetëm 2 ditë, në filllim shpresuan të ngrinin një qeveri, Faik Konica nga Bostoni thoshte që lëre se çdo gjë ka mbaruar. Megjithatë, ata morën arkën e shtetit buxhetin me flori dhe aty nëpunësit iu vërsulën, sepse ishin pa paguar prej muajsh. Cështja u zgjidh dhe Noli e dorëzoi arkën në rregull një përfaqësuesi të qeverisë. Atij i thotë që kishte dy muaj pa marrë rrogën dhe ai ia pagoi rrogën. Noli iku dhe nuk e mori arkën e shtetit me vete.”

Gjithashtu, Ikonomi u shpreh se Noli ishte kundër parlamentit dhe Nolit nuk i bënte mirë si shtetar.

‘Kjo është shumë e dyshimtë. Noli foli keq kundër parlamentit si institucion dhe nuk e pranonte parlamentin si një institucion të mirëqenë. Është e çuditshme që një person që ka mbaruar në Harvard mos ta bënte këtë. Mendonte që parlamenti është dicka e keqe, ai kritikonte parlamentin anglez. Noli kërkonte ti bënte gjërat shpejt dhe parlamenti i vononte. Ai mendonte që parlamenti nuk do i bënte mirë si shtetar.Unë kam dhe një ide tjetër, nëse Noli do kishte bërë zgjedhje të parlamentit, ai mund të mos zgjidhej fare kryeministër. Kjo është një nga arsyet nisur nga analizat që i bëjë raporteve që dërgonin ministrat e huaj.” / abcnews.al