Familjet e pengjeve thirrje Netanyahut: Rinis menjëherë negociatat me Hamasin

schedule12:20 - 4 Dhjetor, 2023

schedule 12:20 - 4 Dhjetor, 2023

Familjet e pengjeve izraelite i kanë bërë thirrje kabinetit të luftës që të kthehet menjëherë në negociata me Hamasin. Në një konferencë, ata bënë të ditur se protestat do të shtohen nëse kërkesa nuk pranohet.

“Synimi është që nesër në mëngjes të mblidhemi para ministrisë së Mbrojtjes në Tel Aviv dhe të mos lëvizim prej andej”, thanë ata.

Zyra e kryeministrit Netanyahu, e cila fillimisht kishte planifikuar një takim me familjet për të mërkurën e ardhshme, ka bërë të ditur se po përpiqet ta zhvillojë takimin mbrëmjen e së hënës.

Kujtojmë që, gjatë armëpushimit disa ditor të dakordësuar mes Izraelit dhe Hamasit, disa pengje u liruan në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!