Familjarët mendonin se do të ringjallej, varroset pas 579 ditësh pastori

schedule15:04 - 8 Prill, 2023

schedule 15:04 - 8 Prill, 2023

Një pastor nga Afrika e Jugut, Siva Moodley, u varros 579 ditë pas vdekjes së tij , sepse familja e tij ishte duke pritur të ringjallej. South African Neës raporton se trupi i Moodley ishte mbajtur në një morg në Johanesburg që nga vdekja e tij më 15 gusht 2021.

Moodley, 53 vjeç, pretendoi se ai mund të ringjallte të vdekurit, por e humbi betejën vetë. Sipas raportimeve, familja e tij dhe anëtarët e kishës e vizitonin shpesh në morg për t’u lutur për ringjalljen e tij.

Drejtori i funeralit Martin du Toit aplikoi në Gjykatën e Magjistraturës së Johanesburgut për leje për të varrosur ose djegur Moodley-n.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!