“Familjarët e trafikantëve në zgjedhje”, Artan Hoxha zbulon qarqet problematikë: Çova emrat në SPAK

schedule22:45 - 11 Mars, 2021

schedule 22:45 - 11 Mars, 2021

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar ditën e sotme në emisionin “As Pro as Kundër” në ABC se i ka dorëzuar SPAK informacione për persona të lidhur me krimin që janë të përfshirë në fushatë elektorale me emra konkretë. Pyetur nga gazetarja e Abcnews.al Gerta Vasku në lidhje me qarqet më problematike, Artan Hoxha deklaroi se nga verifikimet e deritanishme elementët e tillë janë pikasur në listat e Elbasanit, Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës.

Artan Hoxha u shpreh se në këto lista ka interference indirekte, duke përfshirë mes kandidatëve edhe të afërm dhe familjarë të personave të lidhur me krimin.

Pyetje: Gazetari Artan Hoxha tha se në lista nuk janë të përfshirë persona të lidhur drejtpërdrejtë me krimin port ë afërm të tyre. Do doja ta pyesja nëse ka një numër të tyre apo qarkun ku ka persona të tillë dhe besoni se do ketë skualifikime pas ambasadorja Kim e paralajmëroi dje nga Elbasani një gjë të tillë

Artan Hoxha: Në fakt unë atë ambasadoren nuk e besoj shumë dhe pas 21 Janarit kam filluar të mos i besoj ambasadorëve amerikanë sepse premtuan shumë gjëra. Ajo që dua të them është se nuk ka rëndësi kombësia. Ka dhe janë ende duke u kontrolluar listat.

Në disa qarqe që i kam parë. Në Elbasan. Tiranë, Durrës dhe Shkodër, këto që kam parë deri tan kam parë që ka interferenca në mos direkt, indirekte të personave të afërme të atyre që janë përfshirë në botën e krimit. Unë kam dorëzuar në SPAK informacione. Kam kërkuar të veprojë para zgjedhjeve.

Kam kërkuar të veprojë para zgjedhjeve. Kam kërkuar të kryhen arrestime të personave të cilët do ndikonin në fushatën elektorale. Akoma besoj tek institucionet derisa të lodhem. Kam vendosur këtë rrugë. Më mirë po e çoj atje për të parë nëse është në gjendje SPAK të veprojë. Dhe e kam çuar materialin atje me emra konkretë që ky person do të përfshihet në fushatë elektorale”, tha Artan Hoxha.

/mv.abcnews.al