Familjarët e të prekurve me Covid-19 presin një lajm jashtë Infektivit, Meta: Pamje shqetësuese

schedule14:28 - 6 Gusht, 2020

schedule 14:28 - 6 Gusht, 2020

Presidenti Ilir Meta kërkon informimin e familjarëve të pacientëve të prekur nga Covid-19 .

Meta ka publikuar disa imazhe të këtyre familjarëve që presin jashtë spitalit Infektiv për një lajm të mirë për të afërmit e tyre.

Kreu i shtetit thotë se këto pamje kërkojnë një reflektim të menjëhershëm.

“Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë.

Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm”, shkruan Meta./abcnews.al

Gepostet von Ilir Meta am Donnerstag, 6. August 2020