Familjarët e 8-vjeçarit e mbanin me bukë, si u kap vrasësi në Fier, babai dhe vëllai në burg në Greqi

schedule22:58 - 16 Nëntor, 2021

schedule 22:58 - 16 Nëntor, 2021

Klodian Çalamani është zbuluar nga policia se kishte vrarë 8-vjeçarin pas përgjigjeve të dyshimta që u ka dhënë atyre gjatë kërkimeve.  Tv Klan bën me dije se ai herë pas here i ka pyetur ata  “e gjetët apo jo, ndoshta autori që e ka vrarë ka ikur me makinë”. Kjo ka bërë që policia të dyshojë dhe të kërkojë pamjet e kamerave të sigurisë në shtëpinë e xhaxhait të viktimës.

Në këqyrja a pamjeve filmike ka rezultuar se fëmija është parë bashkë me Klodian Çalamanin i cili i ka dhënë biçikletën dhe e ka futur në shtëpi. Dyshohet se ai e ka lidhur 8-vjeçarin dhe më pas e ka dhunuar. Goditjen fatale Çalamani ia ka dhënë me lopatë në kokë, duke i shkaktuar vdekjen.

Në momentin kur policia është futur në oborrin e banesës ka dalluar xhupin që kishte veshur djali sot. Kur janë afruar, ata kanë konstatuar se autori i kishte hedhur baltë trupit të fëmijës dhe përsipër e kishte mbuluar me disa gjethe pemësh.

Çalamani jetonte në gjendje të mjeruar në një kasolle gati të rrënuar të mbuluar me baltë dhe ferra. Ai kishte një raport të mirë me familjarët e djalit të cilët herë pas here i jepnin bukë për të ngrënë pasi ai jetonte i vetëm dhe shpesh herë nuk kishte për të ngrënë. Babai dhe vëllai i viktimës ndodhen në një burg në Greqi, ndërkohë që sipas banorëve të zonës, e ëma pas divorcit me të atin është martuar në Maqedoninë e Veriut ku jeton bashkë me vajzën e tyre. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!