Policia e Elbasanit ka dhënë detaje për 40-vjeçarin Rrapush Çeça, i cili u shpall i zhdukur një ditë më parë.
Zhdukja e 40-vjeçarit u denoncua nga familjarët e tij.
Lexo edhe: Zhduket pa lënë gjurmë një 40-vjeçar në Elbasan
Ndërkohë policia ka dhënë detaje rreth kësaj ngjarje duke sqaruar se 40-vjeçari duke drejtuar mjetin tip “Seat” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Lexo edhe: Zhdukja e 40-vjeçarit në Elbasan, policia nis kërkimet
“Për pasojë është plagosur vetë drejtuesi i mjetit i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, bëhet më dije sipas Policisë.
Elbasan/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në fshatin Shijon, shtetasi Rr.Ç., 40 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Seat” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur vetë drejtuesi i mjetit i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ky shtetas ishte shpalluar në kërkim nga Komisariati i Policisë Elbasan mbrëmjen e djeshme, për largim nga banesa pasi kishin bërë kallzim familjarët se kishin humbur kontaktet me këtë person.
Grupi hetimor po vijon punēn për zbardhjen e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të tij.
/abcnews.al/