Familja: Trupi i Alexei Navalny do të mbahet edhe dy javë për të kryer autopsinë

schedule10:14 - 20 Shkurt, 2024

schedule 10:14 - 20 Shkurt, 2024

Trupi i pajetë i liderit të opozitës rusë, Alexei Navalny, i cili vdiq pak ditë më parë në burg do të mbahet për dy javë për të kryer ‘analiza kimike’, autopsinë.

Lajmi është konfirmuar nga familja e tij. Ndërkohë nuk ka asnjë konfirmim për vendndodhjen e trupit të tij nga autoritetet ruse, ndërsa përpjekjet për gjetjen e tij nuk kanë pasur rezultat.

Bashkëshortja e tij, Ylia Navalnaya akuzoi drejtpërdrejtë presidentin rus, Vladimir Putin për vrasjen e Alexeit. Ajo gjithashtu pretendon se trupi i tij po mbëhitë derisa gjurmët e helmimit nga agjenti nervor Novichok të jenë zhdukur.

Kujtojmë se Navalny i mbijetoi një përpjekjeje për ta vrarë atë duke përdorur Novichok në vitin 2020. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!