Shaqir Estrefi 57-vjeç nga fshati Romanat i Durrësit sot është përcjellë për në banesën e fundit. Ai ndërroi jetë dy ditë më parë, pasi u përplas për vdekje nga një makinë e drejtuar nga Myslim Istrefi.
Sipas policisë ngjarja e ndodhur nuk ishte aksident rrugor, por dyshohet vrasje me dashje për hakmarrje në lidhje me një ngjarje të ndodhur në vitin 2006.
14 vite më parë në fshatin Romanat të Durrësit, Qamil Estrefi, babai i viktimës së të shtunës Shaqir Estrefi ka vrarë babanë e autorit Zydi Istrefin.
Shkaku për vrasjen në 2006 dyshohet për problemet e pronësisë që kanë pasur dy familjet. Asokohe, Qamili u arrestua dhe u dënua, ndërkohë disa vite më parë ka humbur jetën.
Por autori i aksidentit nuk ka pranuar se ngjarja ka qenë e qëllimshme, ai ka theksuar se ka qenë i dehur dhe ka humbur kontrollin e mjetit dhe se nuk ka dashur ta frikësojë dhe ta vrasë 57-vjeçarin./ db/Abcnews.al