Zakonisht ekziston një ndjenjë gëzimi për atë që fshihet poshtë pemës së Krishtlindjes, por për një familje rreziku fshihej në degët e pemës. Rob dhe Marcela Wild nuk humbën kohë duke thirrur një profesionist, pasi zbuluan një nga gjarpërinjtë më helmues të Afrikës të fshehur në zbukurimet e pemës.
Pasi e kishin dekoruar pemën vetëm disa orë më parë, ata panë macet e tyre duke i ngulur sytë në degët e saj raporton “CNN”. Tregtari britanik i tregut të aksioneve Rob Wild kur pa gjarprin në pemë, kontrolloji në internet dhe zbuloji që ishte një nga gjarpërinjtë më helmues të Afrikës së Jugut.
Kapësi i gjarpërinjve, Gerrie Heyns këshilloi familjen, që të rrinin larg pemës por që ta vëzhgonin atë gjatë gjithë kohës.
Heyns tha se gjarpri kishte hyrë në pronë në kërkim të ushqimit, ujit dhe strehimit. Kapësi i gjarpërinjve e transportoi gjarprin në një strehë gjarpërinjsh para se ta lironte në natyrë ditën e diel./abcnews.al