Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Familja e NBA është e tronditur”, reagimi i kampionatit të basketbollit

schedule18:48 - 27 Janar, 2020

schedule 18:48 - 27 Janar, 2020

Kampionati i Basketbollit Amerikan, NBA, ka ngushëlluar familjen e Kobe Bryant për vdekjen e legjedës së basketbollit dhe vajzës së tij, Gianna Maria. Me anë të një deklarate, Komisioneri i NBA, Adam Silver, shkroi: “Familja e NBA është e tronditur dhe e shkatërruar nga vdekja e Kobe Bryant dhe vajzës së tij, Gianna Maria.

Për 20 sezone, Kobe na tregoi se gjithçka është e mundur me talentin e tij. Ai ishte një ndër lojtarët më të mëdhenj në histori dhe arritjet e tij janë të papërsëritshme. Pesë herë kampion i NBA, MVP, 18 herë i zgjedhur në ndeshjen “All-Star”, 2 Medalje Ari në Lojërat Olimpike.

“Ne i dërgojmë ngushëllimet më të ngrohta gruas së tij, Vanessa, familjes së tij, të gjithë organizatës së LA Lakers dhe botës së sportit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!