Familja e Floyd pasi Derek Chauvin u shpall fajtor: Një fitore më shumë, por lufta për drejtësi nuk ka mbaruar

schedule08:41 - 21 Prill, 2021

schedule 08:41 - 21 Prill, 2021

Ish-oficeri Derek Chauvin në Minneapolis është shpallur fajtor për vrasjen e George Floyd një vit më parë. Pas këtij vendimi, kanë reaguar vëllezërit e George Floyd, të cilët thanë se po ndjejnë një lehtësim për këtë fitore. Por ata theksuan se lufta për drejtësi nuk ka mbaruar.

“Sot, ne jemi në gjendje të marrim frymë përsëri. Ne duhet të kuptojmë se gjithmonë duhet të marshojmë, duhet ta bëjmë gjithë jetën këtë. Duhet të protestojmë sepse ky duket të jetë një cikël pafund. Nuk luftojmë vetëm për Floyd, luftojmë për të gjithë njerëzit me ngjyrë, kudo në botë”, tha Philonise Floyd.

Vdekja e George Floyd më 25 maj, 2020, çoi në atë që disa e përshkruajnë si lëvizjen më të madhe protestuese në historinë e SHBA, dhe e detyroi Amerikën të llogariste me padrejtësinë racore dhe përgjegjësinë e policisë./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!