Familja e Emiliano Sala nuk gjen paqe, motra e ish-sulmuesit tenton vetëvrasjen

schedule22:16 - 6 Korrik, 2021

schedule 22:16 - 6 Korrik, 2021

Për familjen e Emiliano Sala nuk ka qetësi. Pas tragjedisë së vitit 2019, kur ish-sulmuesi humbi jetën për shkak të një aksidenti ajror kur ai po udhëtonte për të mbyllur transferimin te Cardiff City nga Nantes, një tjetër ngjarje e rëndë ndodh.

Mediat argjentinase bëjnë me dije se motra e Emilianos, Romina Sala ka tentuar vetëvrasjen, fatmirësisht pa mundur të finalizojë aktin e saj, por me pasoja të rënda.

Siç mësohet, ajo është transportuar menjëherë në spitalin e Santa Fe në Argjentinë, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve dhe e intubuar me respirator artificial. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes dhe arsyeja që e çoi Romina Sala në ndërmerrte këtë veprim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!