Mesfushori i Manchester City, Bernardo Silva dëshiron të transferohet në Paris.
Familjes së portugezit 28-vjeçar nuk i pëlqen të jetojë në Mançester, ndaj ai po mendon një transferim te PSG.
“Qytetarët” e vlerësojnë lojtarin e tyre në 68 milionë paund. Nuk ka ende bisedime mes palëve, por thuhet se do të jenë shumë të vështira, duke pasur parasysh hezitimin e klubit dhe Pep Guardiolës për të lënë Silvën të largohet.
Sezonin e kaluar, lojtari shënoi 7 gola dhe 8 asistime në 55 ndeshje. /G.D abcnews.al/