Familja dhe vajzat, Basha në “Log.”: Ju tregoj pengun më të madh që kam

schedule21:15 - 15 Prill, 2021

schedule 21:15 - 15 Prill, 2021

Gazetari Endri Xhafo gjatë intervistës në makinë me Lulzim Bashën rrugës për në Elbasan e pyeti edhe për kohën që shpenzon me familjen. Lideri demokrat u shpreh se pengu i tij më i madh është mungesa e kohës për familjen dhe në veçanti për vajzat për shkak të angazhimeve, aq më tepër tani.

Në jetën time private, profesionale pengu më i madh është mungesa pothuajse totale e kohës për familjen dhe veçanti për vajzat se janë edhe në moshë të vogël, për fat të keq, kjo punë, kjo përgjegjësi sjell një mungesë kronike, të cilën sado mundohem ta kompensoj fjala bie me një të shtunë, të diele, prapë se prapë….” tha Basha.  Pra, ju tani nuk i shikoni fare aktualisht në periudhën e fushatës, e pyeti Xhafo, “Jo, fare” ishte përgjigja e Bashës, referuar vajzave.

Më pas kryedemokrati foli edhe për lidhjen me qytetin e Elbasanit. “Po shkojmë në Elbasan. Në Elbasan shkoj shpesh, si në Durrës, Shkodër dhe Vlorë gjatë fushatës. Me Elbasanin më lidh edhe fakti që kam shërbyer si deputet i Elbasanit për një kohë dhe tjetra është që pa diskutim nëse rruga më parë merrte një orë e 10 minuta nga Krraba, tani është bërë një lagje e Tiranës me autostradën që kemi ndërtuar” tha Basha./db/  Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!