Familja Alushi që jeton në papafingo merr ndihma ushqimore nga shoqata Çamëria: Vuajtjet e të parëve tanë nuk i harrojmë

schedule15:09 - 9 Prill, 2020

schedule 15:09 - 9 Prill, 2020

Kushtet  e vështira në të cilat jetonte familja e Astrit Alushit, që u transmetuan në Abc News, në datën 7 prill nuk kanë kaluar me indiferentizëm.

Pranë kësaj familjeje me dy fëmijë binjak, 4 vjeçarë, që jeton në papafingo prej nëntorit, pa dyer e dritare, ishte këtë të enjte Shoqata Çamëria.

Në këtë familje që ndodhet në vështirësi të mëdha, me ndihmat  e ofruara nga shoqata, mund ta gatuhen disa vakte.

Alket Veliu, përfaqësues i shoqatës Çamria, u shpreh se kjo nuk është e vetmja familje që u është shkuar në ndihmë.

“Kushtet e jetesës janë të vështira për familjen ne kemi zhvilluar dhe një nismë kemi ndihmuar deri më tani rreth 1500 familje”, është shprehur Veliu.

Kryefamiljari Astrit Alushi thotë se për një kohë të gjatë, në këtë papafingo ka jetuar pa drita dhe pa ujë. Ndihmë ai ka pritur vetëm nga ndonjë mik.

Familja e Astrit Alushit e ka kaluar dimrin në këtë papafingo pasi shtëpia që ka pasur në Kombinat u dëmua nga tërmeti i 26 nëntorit./abcnews.al