Falsifikuan dokumentet që lejojnë hyrjen në Greqi, 6 të arrestuar mes tyre 4 shqiptarë

schedule15:06 - 31 Korrik, 2020

schedule 15:06 - 31 Korrik, 2020

Policia greke ka vënë në prenga 6 persona mes tyre katër shqiptarë tëcilët akuzohen se kanë falsifikuar PLF (Passenger Locator Form) shkresë që konfirmon lëvizjen dhe hyrjen në territorin grek të aplikantëve që duan të hyjnë në Greqi përjashtuar këtu shtetasit e thjeshtë shqiptare.

Kjo leje është për shtetasit e BE, për ata shtetas shqiptarë punëtorë sezonale, për shtetas shqiptare që disponojne edhe neënshtetësi greke etj.

Ndër të tjera burime për Abc News bëjnë me dije se katër shqiptarët janë arrestuar menjeherë në Kakavijë nga kontrolloret greke teksa këta të fundit kane zbuluar falsifikimin e dokumentit tek data.

Nëse plotësohet dokumenti si qytetar i thjeshtë përgjigja vjen pas 24 orësh ndërkohëe që 4 shqiptarët e arrestuar e kishin manipuluar duke u hequr si shoferë kamionash ç’ka u kushtoi arrestimin.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes se djeshme në bashkëpunim edhe me Policinë Kufitare Shqiptare në Kakavijë. Madje njeri prej shqiptarëve me automjet për pak sa ka shtypur një polic grek të Kakavijës kur iu zbulua falsifikimi dhe në këtë moment mori drejtimin për në Kakavijën shqiptare nga dhe ku u arrestua prej autoriteteve tona kufitare./abcnews.al