Falsifikonin vulat dhe firmat e personelit mjekësor për rinovim patentash, 2 në pranga, në kërkim 26-vjeçarja

schedule09:19 - 27 Maj, 2021

schedule 09:19 - 27 Maj, 2021

Dy persona janë arrestuar, një është vënë nën hetim dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kishin ngritur një skemë mashtrimi për aplikimin ose rinovimin e lejeve të drejtimit.

Në pranga janë vënë Igli Katroshi, 51 vjeç dhe Albion Goxhaj, 32 vjeç, si dhe kanë nisur hetimet për D. F., 40 vjeç. Ndërkohë blutë po punojnë për kapjen e O. D., 26 vjeçe. Policia njofton se ata falsifikonin vulat dhe firmat e personelit mjekësor duke plotësuar fiktivisht formularët që plotësohen për aplikimin ose rinovimin e lejeve të drejtimit.

Gjatë operacionit në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar formularë të falsifikuar, kuponë jotatimor të prerë fiktivisht, mandate arkëtimi të falsifikuar dhe aparate celularë.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Formulari”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Krimin Ekonomik dh Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vihen në pranga dy shtetas, procedohet një shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi disaditor zhvilluan dhe finalizuan operacionin e koduar “Formulari” si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:

I. K., 51 vjeç dhe A. G., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë. U procedua në gjendje të lirë shtetasi D. F., 40 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasja O. D., 26 vjeçe.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin vulat dhe firmat e personelit mjekësor duke plotësuar fiktivisht formularët që plotësohen për aplikimin ose rinovimin e lejeve të drejtimit. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar formularë të falsifikuar, kuponë jotatimor të prerë fiktivisht, mandate arkëtimi të falsifikuar dhe aparate celularë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur”, njofton policia./ mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!