Një 36 vjeçar është proceduar penalisht pasi akuzohet se ka mashtruar dhe përfituar kredi në emër të një shtetasi tjetër.
Policia bën me dije se shtetasi me iniciale G.J. përmes mashtrimit dhe falsifikimit të vulave ka marrë kredi në emër të shtetasit Y.V. banues në Vlorë.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
“Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë proceduan penalisht për veprat penale “Mashtrimi në kredi” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, shtetasin G. H., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Y. V., banues në Vlorë, se nëpërmjet mashtrimit, shtetasi G. H. ka marrë një kredi në emër të tij”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

