SPAK kërkoi 1 vit burg për falsifikim dokumentesh dhe fshehje pasurie, shpallet e pafajshme anëtarja e KPK, Etleda Çiftja

schedule13:48 - 16 Shtator, 2022

schedule 13:48 - 16 Shtator, 2022

Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, Etleda Çiftja është shpallur e pafajshme nga GJKKO.

Gjyqtari Erjon Bani ka rrëzuar akuzat e SPAK.

Më 12 shtator, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, kërkoi  1 vit burg për anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, Etleda Çiftija.

Ky dënim do të konvertohej në shërbim prove me 2 vite.

Por kjo kërkesë nuk u pranua nga GJKKO.

Ndaj Etleda Çiftjas rëndonin akuzat “deklarim i rremë” dhe “falsifikim” në formë përdorimi.

Sipas SPAK, deklarimi i rremë ishte kryer nga Çiftja në komisionet e përzgjedhjes së saj për një pozicion në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Njoftimi: 

– Lidhur me shpenzimet procedurale.
47. Në bazë dhe për zbatim të nenit 393 paragrafi 1 dhe 485 të Kodit të

Procedurës Penale shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.
PËR KËTO ARSYE:
Gjykata, bazuar në nenet 112, 190, 332/dh pika 1, gërma “b”, 379 pika 2, 380,
388 pika 1 gërma “b”, 403, 405 dhe 406 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe neneve
186/1 dhe 257/a/2 të Ligjit Nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së
Shqipërisë”, i ndryshuar,

 

 

VENDOSI:

  1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Etleda Rustem Çiftja, për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal, pasi fakti nuk përbën vepër penale.
  2. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Etleda Rustem Çiftja, për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë” parashikuar 103 | F a q e nga neni 257/a/2 i Kodit Penal, pasi fakti nuk përbën vepër penale.

 

  1. Në aplikim të nenit 190 të K.Pr.Penale provat materiale të sekuestruara dhe të përshkruara në Urdhrin e datës 21.06.2022 “Për bashkimin e provave materiale me fashikullin e gjykimit” të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, t’i kthehen noteres L.K; ASHK, Tirana Veri, Arkiva vendore; ASHK, Dega Kavajë dhe Bankës Amerikane të Investimeve.
  2. Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë. 5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi. U shpall sot në Tiranë, më datë 16.09.2022
KLIKO PËR TË LEXUAR VENDIMIN E PLOTË

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!