Dy inspektorë të Bashkisë së Shkodrës janë arrestuar nga policia për korrupsion pasiv. Të ndaluarit janë Bledar Plori dhe Isa Mandia, ndërsa është shpallur në kërkim Denis Hoxha.
Këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në këmbim të marrjes së ryshfetit, në një hotel në plazhin Velipojë kanë favorizuar këtë të fundit duke mos deklaruar numrin real të dhomave të këtij hoteli me qëllim mospagimin e taksës reale që përfiton Bashkia Shkodër. Ata e kanë kryer këtë akt duke falsifikuar dokumentet dhe duke shpërdoruar detyrën.
Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për pronarin e hotelit. Ai akuzohet për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”./ABC News Albania 24/7